Veseli: Kosova dëshiron të thellojë marrëdhëniet me Kuvajtin

Veseli: Kosova dëshiron të thellojë marrëdhëniet me Kuvajtin

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Grupin Parlamentar të Miqësisë Kuvajt – Kosovë, të kreu i këtij gru...

(FOTO) Ekskluzive: ‘’Bllokohen’’ rrjetet sociale, ja cili ministër shqiptar ishte më i lexuari gjatë javës së kaluar
Zejdi i BESËS: Shteti në NATO do të ketë stabilitet ekonomik në aspekt të investimeve të huaja
Takim pune i ministrit Ademi me udhëheqësit e sektorit Evropa Kreative MEDIA

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Grupin Parlamentar të Miqësisë Kuvajt – Kosovë, të kreu i këtij grupi, Waleed Altabtabae, i cili poashtu është deputet i Parlamentit të Kuvajtit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Kuvendi thuhet se kryeparlamentari Veseli i ka njoftuar mysafirët nga Kuvajti me zhvillimet aktuale në Kosovë dhe përparimet e saj si në rrafshin ndërkombëtar ashtu edhe në aspektin e brendshëm.

Veseli ka falënderuar parlamentarët kuvajtianë për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të tyre për Kosovën në institucionet kryesore ndërkombëtare, si dhe për lobimin tek shtetet islamike për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Republika e Kosovës dëshiron të thellojë marrëdhëniet me Kuvajtin në të gjitha fushat në dobi të interesave e të bashkëpunimit reciprok dhe të miqësisë midis dy vendeve dhe popujve”, ka thënë Veseli.

Gjatë takimit, thuhet në njoftim, deputetët nga Kuvajti kanë shprehur kënaqësinë që ndodhen për vizitë në Kosovë dhe për të arriturat e këtij vendi në shumë fusha.

Duke theksuar dëshirën dhe gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis dy vendeve, deputetët nga Kuvajti kanë thënë se, “Kjo vizitë është një mundësi e mirë për t’u njohur me zhvillimet në të dyja vendet dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet parlamenteve respektive”.

Ata konfirmuan mbështetjet e Kuvajtit për Kosovën edhe në të ardhmen. Kreu i delegacionit të Kuvajtit, Waleed Altabtabae ka ftuar kryeparlamentarin Veseli për vizitë zyrtare në Kuvajt, për të forcuar bashkëpunimin midis dy vendeve edhe në fusha tjera, me theks të veçantë në ekonomi.

Grupi parlamentar i Miqësisë Kuvajt – Kosovë në Parlamentin e Kuvajtit, i cili ndodhet për vizitë në Kosovë zhvilloi një takim edhe me Grupin parlamentar të Miqësisë Kosovë – Kuvajt në Kuvendin e Kosovës, si dhe me Komisionin parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur dhe Peticione.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0