Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti Noka i hedh miell kryeministrit Rama (video)

Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti Noka i hedh miell kryeministrit Rama (video)

Është ndërprerë për herë të dytë seanca e Kuvendit, që po zhvillohet sot mes tensioneve të shumta mes mazhorancës dhe opozitës. Deputeti i Partisë Dem...

Para 73 viteve ndodhi masakra e Tivarit, ku u vranë rreth 1,700 shqiptarë
Nazarko në emisionin: “Shqipëria i ngjan maces që kafshon bishtin e saj…”
KUKËSI ZGJOHET I BLINDUAR NGA FORCAT SPECIALE

Është ndërprerë për herë të dytë seanca e Kuvendit, që po zhvillohet sot mes tensioneve të shumta mes mazhorancës dhe opozitës.

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, i ndihmuar nga deputeti Ervin Salianji kanë hedhur miell në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit nuk ka reaguar duke vijuar të qëndrojë i qetë në karrige, ndërkohë që më pas është detyruar të heqë xhaketën.

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka përjashtuar nga Kuvendi Flamur Nokën dhe Ervin Salianjin, duke u shprehur se seanca nuk do të rinisë pa largimin e tyre nga salla.

Deputetët demokratë kanë bllokuar prej më shumë se një ore punimet e Kuvendit, dhe thonë se do të qëndrojnë aty deri në përjashtimin e Edi Ramës. /Shekulli/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0