Ripple tejkalon Ethereum, bëhet kriptovaluta e dytë

Ripple tejkalon Ethereum, bëhet kriptovaluta e dytë

Kriptovaluta Ripple, të premten e kaluar u rrit me shpejtësi duke arritur vlerën e tregut prej 91.3 miliardë dollarë, shkruan Telegrafi. Aktualisht vl...

Dubai ndërton hotelin tjetër më të lartë në botë, brenda të cilit nuk mungon asgjë
Top dy faktorët që shpijnë në divorc
Erdoğan: Do ta mbysim këtë ushtri terrori ende pa lindur

Kriptovaluta Ripple, të premten e kaluar u rrit me shpejtësi duke arritur vlerën e tregut prej 91.3 miliardë dollarë, shkruan Telegrafi.

Aktualisht vlera e Ripple ka arritur në 2.35 dollarë me një rritje prej 110 për qind.

Nga numri total prej 100 miliardë monedha Ripple aktualisht në qarkullim janë 38.74 miliardë valuta.

Kriptovaluta Ethereum u zhvendos në vendin e tretë me vlerë të.tregut prej 83.78 miliardë dollarësh.

Megjithatë Bitcoin mbetet lider i monedhave kriptografike, e cila aktualisht ka vlerën e 13,700 dollarëve me një vlerë të tregut prej 230.5 miliardë dollarësh dhe përbën 36 për qind të tregut të të gjithë kriptovalutave.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0