“Që nga fillimi i vitit Izraeli ka vrarë tre të mitur palestinezë”

“Që nga fillimi i vitit Izraeli ka vrarë tre të mitur palestinezë”

Forcat izraelite kanë vrarë tre të mitur palestinezë dhe kanë arrestuar 52 të tjerë që nga fillimi i këtij viti, bën të ditur Ministria e Informacioni...

Hitleri për popujt e Ballkanit: Çfarë thoshte për shqiptarët
E vogël, e vogël, po rroga e madhe: S’do ta besoni sa paguhet Melek për një seri të vetme
BE akordoi 72,3 milionë euro për mbështetje të Maqedonisë

Forcat izraelite kanë vrarë tre të mitur palestinezë dhe kanë arrestuar 52 të tjerë që nga fillimi i këtij viti, bën të ditur Ministria e Informacionit të Palestinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e publikuar të dielën, ministria akuzoi autoritetet izraelite për “përshkallëzimin e sulmeve kundër fëmijëve palestinezë”.

Më tej theksohet se sulmet izraelite janë rritur ndjeshëm që nga vendimi i presidentit të SHBA-së Donald Trump i cili zyrtarisht njohu Kudsin si kryeqytet të Izraelit.

Vitin e kaluar, 17 të mitur palestinezë u vranë dhe 1.620 të tjerë u arrestuan nga forcat izraelite në territoret palestineze, thotë ministria.

Sipas deklaratës, gjithsej 350 fëmijë ende janë duke vuajtur në burgjet izraelite.

Tensionet kanë vazhduar në territoret palestineze që nga vendimi i Trumpit, i cili ka shkaktuar reagime nga mbarë bota dhe protesta në disa vende.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0