Pamjet që s’u panë në Kuvend, deputetja e LSI i zbraz shishen me ujë Ramës (Video)

Pamjet që s’u panë në Kuvend, deputetja e LSI i zbraz shishen me ujë Ramës (Video)

Seanca e sotme e Kuvendit në Shqipëri u shoqërua me tensione dhe përplasje, ndërsa deputetët e opozitës kërkuan përjashtimin e Ramës nga Kuvendi për s...

Takim i ministrit Ademi me delegacionin nga Italia
Afrim Gashi pas takimit me ministrin Ditmir Bushati: Referendumi moment historik për shqiptarët
Afrim Gashi: Të ecim para, beteja jonë është që të kemi kohezion shoqëror

Seanca e sotme e Kuvendit në Shqipëri u shoqërua me tensione dhe përplasje, ndërsa deputetët e opozitës kërkuan përjashtimin e Ramës nga Kuvendi për shkak të fjalorit të përdorur nga kryeministri Rama dy javë me parë.

Deputetët Flamur Noka, Ervin Salianji dhe Klevis Balliu u përjashtuan pasi qëlluan me miell dhe letra në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj ka qëlluar me ujë në drejtim të kryeministrit, transmeton BalkanWeb.

Gjatë këtij momenti një prej ministreve dëgjohet të thotë “aaa bravo, aaa budallaqe”.
Pas seancës, deputetja Kejdi Mehmetaj ka reaguar në Facebook edhe për një deklaratë të Taulant Ballës, i cili tha se Kryemadhi e Basha i përdorin gratë dhe vajzat në Kuvend për interesat e tyre.

“Taulant, unë po luftoj të keqen, po luftoj krimin dhe korrupsionin! Ti e të gjithë ju, të zhytur e mbytur në llumin e Ditmirit dhe Edi Ramës, nuk keni as moral dhe as fytyrë të më gjykoni mua dhe brezin tim, që ka për mision t’a pastrojë Shqipërinë nga ju! Ti shko kërko motrën!…

<iframe width=”640″ height=”360″ id=”am__1129899″ frameborder=”0″ allowfullscreen src=”https://e.abingmedia.com/v/26/1129899.html”></iframe> <script src=”https://abingmedia.com/assets/maxcdn/am__loadplayer_v2.js”>{“videoid”: “1129899”, “sid”:”26″}</script>

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0