Nuk janë prekur bazat ruse në Siri

Nuk janë prekur bazat ruse në Siri

Rusia njoftoi se asnjë raketë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Britanisë së Madhe dhe Francës nuk ka goditur bazat në Tartus dhe Hmeimim, t...

Duhej të ishte terapi qetësuese, reagimi befasues ndaj peshqve që ia kafshonin këmbët (Video)
Ndalesë për transseksualët në ushtrinë amerikane
Nëntë të plagosur nga shpërthimi në “Burger King”

Rusia njoftoi se asnjë raketë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Britanisë së Madhe dhe Francës nuk ka goditur bazat në Tartus dhe Hmeimim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga Ministria ruse e Mbrojtjes theksohet se sulmet ishin drejtuar ndaj infrastrukturës ushtarake dhe civile në Siri.

“Asnjë nga raketat kryqëzuese të SHBA-ve dhe aleatëve të saj nuk ka shkatërruar bazat në zonën e përgjegjësisë së forcave ajrore ruse në Tartus dhe Hmeimim”, shtuan nga Ministria ruse.

Si përgjigje e sulmit me armë kimike në Duma më 7 prill, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Britania e Madhe dhe Franca sot në mëngjes bombarduan pozita të regjimit të Asadit në Damask dhe Homs, ndërsa mes tjerash bëhet fjalë, për depo të armëve kimike.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0