Nëndega e Lëvizjes BESA- Çair merr këtë emër!

Nëndega e Lëvizjes BESA- Çair merr këtë emër!

Ristrukturimi i nëndegëve të Lëvizjes BESA, në nivel republikanë është në përfundim e sipër. Sipas analizave të bëra nëpër të gjitha degët e Besës, pa...

Bardhi për Lajm rrëfen për eliminimin nga kupa, ndeshjen me Celtën dhe sa është vështirë të luash në La Liga
Larg duart e pista politike nga Sh.B. ‘Logos-A’
Edhe “Netët Poetike të Strugës” frymojnë shqip

Ristrukturimi i nëndegëve të Lëvizjes BESA, në nivel republikanë është në përfundim e sipër. Sipas analizave të bëra nëpër të gjitha degët e Besës, partia e Afrim Gashit gati se i ka përfunduar gjitha ristrukturimet dhe formatimet e reja nëpër degë dhe nëndegë, duke filluar që nga Struga deri në Likovë.

Dega e Çairit të partisë së Gashit, kohë më parë përfundoi strukturimin e saj duke arritur që kështu ta mobilizoj strukturën e re për betejat e radhës në terren. Sipas informatave nga BESA, disa nëndegë të Besës në Çair ndryshuan edhe emrat e nëndegëve të tyre, ku njëra ndër nëndegët bastione të BESËS në Çair, ndryshoi emrin e nga nëndega ZLM, në nëndega ‘’ Azem Morana’’, një udhëheqësi të Organizatës Nacional-Demokratike Shqiptare dhe atdhedashës i arsimit shqip.

Kryetari i kësaj nëndege nga Besa, Zekerija Alimi në postimin e tij në rrjetin social facebook, falënderoi aktivistët e kësaj nëndege dhe uroi ata që rrugëtimin tonë ta vazhdojmë me idealet e patriotit shqiptarë, Azem Morana.
Ja postimi i kryetarit të nëndegës ‘’ Azem Morana’’, Zekerija Alimit:

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0