Muslimanet e Arakanit në Bangladesh fëmijet u ndihmojnë familjëve

Qindra mijëra muslimanë të Arakanit të cilët kanë ikur nga persekutimi në Mianmar dhe janë strehuar në Bangladesh, përpiqen të mbijetojnë në kushte të...

Bëj mirë dhe shpreso mirë!
Ky është Kur’an-i tetëshekullor i shkruar me dorë
Hoxhë Halil Kastrati të shpallet personalitet i dekadës, nuk dërdëllis, por strehon skamnorët!

Qindra mijëra muslimanë të Arakanit të cilët kanë ikur nga persekutimi në Mianmar dhe janë strehuar në Bangladesh, përpiqen të mbijetojnë në kushte të vështira në kampet ku janë vendosur, shkruan Anadolu Agency (AA).

Ndërsa ata të cilët ndikohen më shumë nga këto kushte të rënda janë fëmijët. Përkundër çdo gjëje të vegjlit, të cilët po mbijetojnë ashtu sikurse prindërit e tyre, po përpiqen që të përjetojnë ëndrrat fëmijërore.

Ndonjëherë ata hedhin në ajër balonat të cilat i prodhojnë nga bambusët, ndonjëherë vrapojnë pas topit nga plastika, i cili u është dhuruar nga organizatat humanitare. Fëmijët po ashtu u ndihmojnë edhe familjeve të tyre.

Në kampe mund të shihen edhe fëmijët të cilët kujdesen për vëllezërit dhe motrat e tyre më të vegjël, fëmijë të cilët bartin ujë nga puset e ujit si dhe ata të cilët bartin drunj për të ndezur zjarrin.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0