Ministri serb u dorëzon donacion serbëve të Kosovës

Ministri serb u dorëzon donacion serbëve të Kosovës

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nuk e ka ndier veten rehat në Prelluzhë të dielën kur bashkë edhe me ish-futbollisti...

Ish–shefi i shërbimit sekret francez: Hashim Thaçi është agjent i yni e rekrutuam në Rambuje
Konjufca optimist se do të përafrohen qëndrimet me të dorëhequrit
EKSKLUZIVE: Kërkesa zyrtare për “Grupin e Deputeteve të Pavarur”. Emrat dhe shefi i grupit (Dokument)

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nuk e ka ndier veten rehat në Prelluzhë të dielën kur bashkë edhe me ish-futbollistin e njohur serb, Dejan Stankoviq, ia kanë dorëzuar një donacion Qendrës për Punë Sociale në komunën paralele të Vushtrrisë në Prelluzhë, si dhe kanë bërë një kontratë për ndërtimin e shtëpisë së një familjeje serbe në këtë fshat, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Gjuriq ka marrë shumë ankesa nga serbët e atyshëm, posaçërisht pas përmbytjeve të fundit, në të cilat janë dëmtuar, siç kanë thënë serbët e Prelluzës, 120 shtëpi.

Gjuriq ka thënë se Serbia do t’u ndihmojë të gjithëve, por kur është pyetur për planin 4-pikësh të Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën, i cili fillimisht do t’i dorëzohet presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, Gjuriq ka shpërthyer me të njëjtën retorikë sikurse çdoherë që viziton Kosovën.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0