Merkel fiton mandatin e katërt të kancelares së Gjermanisë

Merkel fiton mandatin e katërt të kancelares së Gjermanisë

Anglea Merkel ka fituar për herë të katërt postin e kancelares gjermane. Gati 6 muaj pasi vendi mbajti zgjedhjet që prodhuan një shumicë të reduktuar,...

Duhej të ishte terapi qetësuese, reagimi befasues ndaj peshqve që ia kafshonin këmbët (Video)
“TURQIA KA SIGURUAR MBI 10 MILIONË DOLLARË PËR REFUGJATËT ROHINGYA”
Një tërmet 4.9 ballë godet Iranin

Anglea Merkel ka fituar për herë të katërt postin e kancelares gjermane.

Gati 6 muaj pasi vendi mbajti zgjedhjet që prodhuan një shumicë të reduktuar, Merkel u konfirmua nga parlamenti si udhëheqësja e Qeverisë së re.

Prej 688 anëtarëve të Bundestagut, gjithsej 364 vota ishin pro Merkelit, pavarësisht se partitë e koalicionit të saj kanë 399 ulëse në parlament. Nëntë deputetë abstenuan.

Merkel kishte nevojë për 355 vota që të sigurojë mandatin e saj të katërt, raportojnë mediat gjermane.

Merkel, e cila fillimisht u bë kancelare në vitin 2005, do të qeverisë në krye të Partisë të kristianë-demokratëve (CDU), në koalicion me bashkimin kristianë-social dhe social-demokratët.

Gjatë ditës së sotme Merkel pritet që të udhëtojë drejt Scholoss Bellevue, rezidencës së presidentit gjerman, ku Presidenti Frank-Walter Steinmeit do t’i dorëzojë asaj letrën për mandatin e ri.

Formalitet e kërkojnë që Merkel pastaj të kthehet për në Bundestag, ku kryeparlamentari do ta kryejë betimin e saj si kancelare. /kp/Telegra

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0