LDK-ja këtë javë nis ‘rrëzimin’ e Qeverisë

LDK-ja këtë javë nis ‘rrëzimin’ e Qeverisë

LDK-ja këtë javë do t’i fillojë procedurat për rrëzimin e qeverisë Haradinaj. Zyrtarët e kësaj partie kanë konfirmuar për gazetën Zëri se në ditët në ...

Ademi prej Gostivari: “Po” në referendum, që ta bëjmë Evropën në Maqedoni
Lëvizja BESA emëron drejtorin e ri të Agjencisë së Barnave
Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Nexhbedin Kahremani: Shlyerja e borxheve të komunave nuk nënkupton falje të keqpërdorimeve të mëparshme

LDK-ja këtë javë do t’i fillojë procedurat për rrëzimin e qeverisë Haradinaj. Zyrtarët e kësaj partie kanë konfirmuar për gazetën Zëri se në ditët në vijim do ta fillojnë iniciativën zyrtare për ngritjen e mocionit ndaj Qeverisë. Zyrtarët e Vetëvendosjes thonë se nuk do ta mbështesin iniciativën e LDK-së.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila tash e një kohë është duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pritet që këtë javë t’i nisë zyrtarisht procedurat për ngritjen e mocionit për rrëzimin e Qeverisë.

Teksa kanë njoftuar për një gjë të tillë, përfaqësuesit e këtij subjekti kanë thënë për Zërin se zgjedhjet e parakohshme paraqesin zgjidhjen e vetme për daljen e vendit nga kriza.

Megjithatë, përfaqësuesit e lëvizjes “Vetëvendosje” kanë bërë të ditur se nuk do të bëhen pjesë e LDK-së në të tilla çështje.

Sipas tyre, iniciativa për rrëzimin e Qeverisë do të jetë nga LVV-ja e jo nga LDK-ja.

Kjo pasi që, ashtu siç janë shprehur ata, Lidhjes Demokratike nuk i intereson ndërrimi i qeverisjes, porse kryekëput marrja e pushtetit.

Pavarësisht këtyre, përfaqësuesit e PDK-së (partnerit më të madh të koalicionit qeverisës) kanë konsideruar se nuk ka seriozitet dhe vendosmëri të opozitës për t’i dhënë fund qeverisjes aktuale.

Megjithatë, ndonëse ata shprehen të bindur se këtë vit s’do të ketë zgjedhje, 2019-a sipas tyre mund të jetë vit i zgjedhjeve të parakohshme.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0