Ky është Kur’an-i tetëshekullor i shkruar me dorë

Ky është Kur’an-i tetëshekullor i shkruar me dorë

Në muzeun në Tokat të Turqisë ekspozohet Kuran i shkruar me dorë që daton nga viti 1190 Në Muzeun e provincës Tokat të Turqisë ka tërhequr vëmendje nj...

Ekspedita për kapjen e krokodilit të gjatë dhjetë metra, më i gjati që ka jetuar ndonjëherë (Video)
Peshorja e pabarazisë: 42 njerëz kanë pasuri sa 3.7 miliardë më të varfërit e globit
Sa ditë duhen për ta hequr një shprehi, ose për ta ndërtuar një të re? Rrëzohet miti i 21 ditëve…

Në muzeun në Tokat të Turqisë ekspozohet Kuran i shkruar me dorë që daton nga viti 1190

Në Muzeun e provincës Tokat të Turqisë ka tërhequr vëmendje një Kur’an tetëshekullor i shkruar me dorë, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori Provincial i Kulturës dhe Turizmit, Adem Çakır, tha për AA se Kur’an-i ekspozohet në muze që nga viti 2011, pasi ishte blerë një vit më herët dhe ishte riparuar në Konya.

“Ky Kur’an është vepra më e vjetër e shkruar që gjendet në muzetë e Anadollit. Në muzetë tanë nuk ka Kuran më të vjetër të shkruar në Anadoll”, u shpreh Çakır.

“Tokati dhe rrethina ishin një nga vendet e para ku turqit muslimanë krijuan vendbanime. Rajoni Niksar i Tokatit është vendi ku është themeluar medreseja e parë. Ky Kur’an u zbulua në Tokat, ndërsa daton nga vitit 1190. Ashtu shkruan në shënimet mbi librin. Është vepër e rrallë”, shtoi Çakır.

Ai theksoi se këtij Kur’an-i i mungojnë dhjetë faqe, pasi që, siç thotë, në Kuranët e mbetur nga periudha në fjalë ndodh të ketë mungesë faqesh.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0