Kryetari Afrim Gashi realizoi takim me Qendrën për analiza ekonomike

Kryetari Afrim Gashi realizoi takim me Qendrën për analiza ekonomike

Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, sot realizoi një takim pune me Qendrën për analiza ekonomike e cila njihet si qendër me renome në sferën e anal...

Arrestohet një i kërkuar për dhunën në Kuvend
Çfarë do të shtrenjtohet në vitin 2018?
TASEVA: BDI PËR VITE TË TËRA KEQPËRDORI FONDET PUBLIKE (VIDEO)

Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, sot realizoi një takim pune me Qendrën për analiza ekonomike e cila njihet si qendër me renome në sferën e analizave ekonomike, të financave dhe sferës tatimore.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi për të ofruar një platformë sa më të mirë ekonomike për qytetarët e cila do e stimulojë zhvillimin ekonomik të vendit, do e ulë shkallën e papunësisë, do të krijojë kushte dhe hapësirë më të madhe për sektorin privat në vend për të krijuar kushte më të mira që qytetarët, e sidomos të rinjtë, perspektivën e tyre ta shohin në vendin tonë.

Gjithashtu me këtë takim, dhe shumë të tjera që do të pasojnë, përcillet mesazhi që Lëvizja BESA dhe kryetari Adrim Gashi do të ndërtojnë partneritete me organizata të ndryshme në funksion të rritjes së mirëqenies së qytetarëve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0