KONKURSI PËR KULTURË, REFUZOHEN SËRISH PROJEKTET E PAKOMPLETUAR

KONKURSI PËR KULTURË, REFUZOHEN SËRISH PROJEKTET E PAKOMPLETUAR

Komisionet në kuadër të Ministrisë së Kulturës kanë filluar me rishqyrtimin e të gjitha aplikimeve të cilat ishin refuzuar gjatë shqyrtimit paraprak. ...

Kryetari i BESËS, Afrim Gashi: Urime 4-vjetori BESAtarë
“Sa grushta do t’i hante Gruevski, po të ishte Orhan Ibrahimi në vend të Talat Xhaferit”
Asaf Ademi: I kemi identifikuar problemet në kulturë, kemi plan dhe strategji veprimi

Komisionet në kuadër të Ministrisë së Kulturës kanë filluar me rishqyrtimin e të gjitha aplikimeve të cilat ishin refuzuar gjatë shqyrtimit paraprak. Kryetari i komisionit për muzë dhe folklor, Pleurat Gashi, ku pati më së shumti vërejtje të ngritura në opinion, tha se nga 100 aplikimet e shqyrtuara deri më tani nuk janë vërejtur shkelje dhe parregullsi, por vetëm disa lëshime minimale teknike. Ai tha se gjatë rishqyrtimit është vërtetuar se komisioni ka punuar në përputhje me ligjin, rregullat e konkursit dhe sipas dokumentacionit të dorëzuar.
Pleurat Gashi, kryetar komisioni
“Ne si komision i përbërë prej pesë anëtarëve kemi punuar në mënyrë të denjë, kemi punuar në mënyrë të drejtë, kemi punuar në mënyrë transparente, prej asnjëfarë shtypje prej askujt dhe çka është më e rëndësishmja kemi punuar që në asnjë farë mënyre mos ta shkelim ligjin. Unë edhe një herë do ta kisha falemenderuar ministrin Ademi që qëndroi pas nënshkrimeve tona dhe i morr përsipër krejt veprimtarinë tonë dhe na shprehi besimin maksimalisht dhe nënshkroi aktin, të cilin ne e nënshkruam paraprakisht”

Gashi tha se nuki priten ndryshime drastike, por vetëm disa korrigjime të vogla në listën e projekteve të cilat do të finansohen nga Ministria e Kulturës. Festivalet që më së shumti bënë bujë si ai i Xhezit, Off Festivali dhe të tjera, as në kontrollin e dytë nuk kanë përmbushur kushtet dhe të njëjtat përsëri janë refuzuar pasi nuk kanë pjesën më të madhe të dokumentacionit të nevojshëm.
Pleurat Gashi, kryetar komisioni
“Nuk e dij më parë këta projekte si kanë kaluar, por kësaj radhe ne konstatuam se Jazz festivali i Shkupit që bëri bujë me deklaratat e tij. Unë personalisht kam kërkuar nga zotëriu në fjalë që ti sjell dokumentet të cilat i mungojnë. Realisht i mungojnë shumë dokumente, nuk ka deklarata prej artistëve që marrin pjesë në festivalin e tij, nuk ka deklaratë prej hapësirave ku do ti mban koncertet, nuk ka buxhet, nuk ka plan të aktiviteteve që ne të shohim, ta evidentojmë punën e mëparshme të këtij institucioni, nuk ka realisht bazë për ta përmbajt”
Nga grupi i këtyre festivaleve, kryetari i komisionit tha se është pranuar vetëm festivali i fëmijëve “Zllatno Sllavejçe”, pasi për të është konstatuar se gjatë shqyrtimit të parë komisioni ka bërë një lëshim teknik dhe i njëjti është korrigjuar. Komisioni për muzikë dhe kulturë do të vazhdojë me rishqyrtimin e të gjitha aplikimeve të refuzuara të cilat gjithsej janë rreth 2000.

Arben Zeqiri /SHENJA/

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0