Ja kur nis gjykimi i atyre që tentuan ta vrasin Ziadin Selën

Ja kur nis gjykimi i atyre që tentuan ta vrasin Ziadin Selën

Me 26 janar fillon gjykimi për të akuzuarit të cilët tentuan ta vrasin Ziadin Selën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me 27-prill 2017, bën të di...

Mbështetje e partive për rastin e Almir Aliut (Video)
Maqedoni, nga mesi i javës rikthehen temperaturat dimërore
LËVIZJA BESA çelësi i stabilitetit në qeverinë reformatore të Zaevit

Me 26 janar fillon gjykimi për të akuzuarit të cilët tentuan ta vrasin Ziadin Selën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me 27-prill 2017, bën të ditur “Makfaks”, njofton Portalb.mk.

Në bankën e  të akuzuarve do të ulen të akuzuarit: Oliver Oshavkovski, Sasho Senkov, NikollçeDimitrievski, Aleksaner Janevski – Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Delov, Stojan Pavllevski –Korba, Kire Gjorgievski dhe babai i tij.

Në maj të vitit 2017 për sulmin ndaj Selës së pari u arrestuan Kire Gjorgievski dhe babai i tij për të cilët Prokuroria konfirmoi se në sallën 3, ku është mbajtur konferenca për shtyp të dy së bashku fizikisht e kanë sulmuar dhe e kanë tërhequr zvarrë Ziadin Selën.

Deputeti, Ziadin Sela pas sulmit mori lëndime të rënda dhe u shtrua në spital. Një pjesë të të dyshuarve të atëhershëm Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) i kërkonte përmes fotografive të publikuara. Gjykata për herë të tretë e ka vazhduar paraburgimin. Për këtë lëndë përgjegjëse për gjykim është gjykatësja Sllavica Andreevska.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0