Indi, preferenca për fëmijë meshkuj prish ekuilibrin e popullsisë

Indi, preferenca për fëmijë meshkuj prish ekuilibrin e popullsisë

Preferenca e familjeve indiane që të kenë fëmijë të gjinisë mashkullore, prish ekulibrin në popullsinë e fëmijëve të gjinisë femërore dhe mashkullore ...

70 VJEÇARIT NGA GUTA LINDORE I KANË MBETUR RRËNOJAT E SHTËPISË DHE NIPËRIT JETIMË (FOTO)
VIDEO/ 10 nga shpikjet më të mëdha nga bota islame
(VIDEO) USHTARËT IZRAELITË QËLLUAN PALESTINEZËT DERISA FALESHIN

Preferenca e familjeve indiane që të kenë fëmijë të gjinisë mashkullore, prish ekulibrin në popullsinë e fëmijëve të gjinisë femërore dhe mashkullore në vend. Në Indi shihet se numri i femrave shkon duke u zvogëluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në hulumtimin vjetor ekonomik të realizuar nga qeveria shihet se numri i popullsisë së fëmijëve të gjinisë femërore është më i vogël se 63 milionë.

Në hulumtim thuhet se një nga arsyet kryesore në uljen e numrit të vajzave është abortimi i foshnjave gjatë shtatzënisë, sapo kuptojnë se foshnja është e gjinisë femërore. Kjo ndodh nga familjet që kërkojnë djem. Po ashtu si arsye e rëndësishme shihet ofrimi i kushteve më të mira të ushqimit dhe të shëndetësisë për djemtë.

Në hulumtim shihet se vajzat në Indi arsimohen më pak se djemtë dhe se ato përfitojnë më pak nga kushtet e ushqimit dhe të shëndetësisë.

Sipas raportit të UNICEF-it, niveli i vdekjes tek fëmijët vajza në Indi është 17 për qind më i lartë se te fëmijët djem.
Ministrja e Grave dhe Zhvillimit të Fëmijëve të Indisë, Maneka Gandhi ka deklaruar se në Indi 2.000 foshnje të gjinisë femërore në ditë abortohen për shkak të diskriminimit gjinor.

Lindja e një djali për familjet indiane shihet si një krenari ndërsa lindja e një vajze mund të jetë “e turpshme” dhe ajo mund të shndërrohet edhe në ditë zie.

Sidomos familjet në gjendje jo të mirë ekonomike, vajzat i shohin si një ngarkesë. Sipas traditave indiane, shpenzimet e dasmës paguhen nga familja e vajzës.

Në hulumtim thuhet se gra të shumta po i nënshtrohen presionit nga familjet dhe sidomos nga vjehrrat e tyre për të lindur djem.

Hulumtuesi Arvind Subramanian thotë se diskirminimi gjinor në Indi ka një të kaluar një mijë vjeçare duke shtuar se “India duhet të përballet me preferencën e lindjes së djalit”.

Mësimi i gjinisë së foshnjës para lindjes është e ndaluar në Indi. Por, shumë pak spitale e zbatojnë këtë ndalesë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0