I largohen 12 deputetë e 2 kryetarë komunash, Kurti thotë se në Vetëvendosje s’ka ndarje

I largohen 12 deputetë e 2 kryetarë komunash, Kurti thotë se në Vetëvendosje s’ka ndarje

Dorëheqjet, janë bërë mënyra më e preferuar e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje pas polemikave, mospajtimeve dhe përçarjeve brenda këtij subjekti po...

Dardan Sejdiu jep dorëheqje nga postet në Vetëvendosje
Çfarë tha Albin Kurti dikur në Shkup!?
MOMENTI KUR POLICIA E KOSOVËS ARRESTON GJURIQIN (VIDEO)

Dorëheqjet, janë bërë mënyra më e preferuar e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje pas polemikave, mospajtimeve dhe përçarjeve brenda këtij subjekti politik.

Ndonëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Vetëvendosje fitoi 32 deputetë, me dorëheqjen e sotme të Besa Baftiut, numri i deputetëve që po largohen nga kjo parti shkon në dymbëdhjetë.

Më herët janë larguar edhe Dardan Molliqaj, Visar Ymeri, Dardan Sejdiu, Aida Dërguti, Fisnik Ismaili, Donika Kadaj – Bujupi, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Faton Topalli, Frashër Krasniqi dhe Shqipe Pantina.

Sipas kësaj, nga 32 deputetë, Vetëvendosjes i kanë mbetur edhe 20, të cilët ende nuk kanë shprehur qëndrimin nëse do të largohen nga Lëvizja.

Por, si duket këto dorëheqje nuk po i bëjnë aspak përshtypje Albin Kurtit.

Ai në mbledhjen e mbajtur sot me kryetarë dhe sekretarë të Qendrave të kësaj partie, i quajti për keqardhje dhe të gabueshme dorëheqjet nga Vetëvendosja.

“Nga Lëvizja Vetëvendosje ka disa dorëheqje dhe dalje, që janë për keqardhje dhe të gabueshme, por në Lëvizjen Vetëvendosje nuk ka as ndarje dhe as ndalje”, tha Kurti.

Ndërkaq, duhet kujtuar se përplasjet në Vetëvendosje dolën në sipërfaqe pas publikimit të bisedave private ndërmjet disa deputetëve të këtij subjekti politik, ku kishte edhe shprehje fyese në drejtuara ndaj Albin Kurtit.

E gjithë kjo bëri që Vetëvendosje t’i ndajë rrugët përfundimisht duke krijuar grupin e pakënaqur të quajtur si “Krahu i Molliqajt”.

Nga Vetëvendosje, përveç deputetëve janë larguar edhe figura të tjera të rëndësishme, siç janë dy kryetarë komunash – kryetari i kryeqytetit Shpend Ahmeti, dhe ai i Kamenicës, Qëndron Kastrati./Telegrafi/

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0