Grevë e minatorëve të xeherores “Sasa”, kërkojnë rroga më të larta

Grevë e minatorëve të xeherores “Sasa”, kërkojnë rroga më të larta

Rreth 300 minatorë të xeherores “Sasa” të Sindikatës shumëetnike kanë mbajtur një grevë, të cilën e paralajmëruan ditë më parë. Ata marshuan dhe e bll...

Zaev një herë e thotë pastaj tërhiqet! Ja se çka ndodhi tani
E vërteta mbi rrënjët shqiptare të Sanxhakut
(VIDEO) Ahmeti dhe Gruevski në hetime për regjistrimin. Ahmeti rrezikon të paktën pesë vjet burg

Rreth 300 minatorë të xeherores “Sasa” të Sindikatës shumëetnike kanë mbajtur një grevë, të cilën e paralajmëruan ditë më parë.

Ata marshuan dhe e bllokuan rrugën që çon drejt xeherores, duke ndaluar vetëm veturat zyrtare të xeherores, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Minatorët presin që të ulen në bisedime me pronarin e ri, “Central Asia Metals”, me seli në Londër. Kërkesa kyçe e tyre është rritja e rrogave, kurse kërkesat tjera mund të shqyrtohen.

Grevistët paralajmërojnë vazhdim të protestës, nëse nuk ka ndonjë sinjal nga udhëheqësia.

Në lidhje me rrogat, Neil Stivens, drejtor i përgjithshëm, tha se rrogat e të punësuarve janë dyfish më të larta se mesatarja e Maqedonisë./Telegrafi/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0