Drejtësia vonon, por nuk harron.

Drejtësia vonon, por nuk harron.

Sot doli në shesh drejtësia për 27 prillin. Lëvizja Besa ishte subjekti që u satanizua më së tepërmi lidhur me këtë ngjarje. Por, sot u vërtetua se bë...

Kryetari i BESËS, Afrim Gashi: Në BESË nuk ka nepotizëm, punojmë vetëm me parime dhe principe
Driton Sulejmani nga BESA, flet për problemet me të cilat ballafaqohet drejtoria e Muzeut Natyroro-Shkencorë e Maqedonisë në Shkup
Asaf Ademi: Bashkëpunimi mes Turqisë dhe Maqedonisë është bashkëpunim në frymë të miqësisë dhe traditës

Sot doli në shesh drejtësia për 27 prillin.
Lëvizja Besa ishte subjekti që u satanizua më së tepërmi lidhur me këtë ngjarje. Por, sot u vërtetua se bëhet fjalë për “spiunazh brenda llojit”.
Sot shihet qartë se cak i atakut medial të asaj kohe ishte Himni Shqiptar, i intonuar për herë të parë nga një deputet në Parlamentin e Maqedonisë dhe jo terroristët që e sulmuan Kuvendin e Maqedonisë. 
Sot u vërtetua se fushatën kundër Lëvizjes Besa dhe kundër Himnit Shqiptar e kanë orkestruar ata që ia kishin zbuluar Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së planin për formimin e shumicës së re parlamentare.
Me një fjalë, sot u vërtetua se të gjitha shpifjet ndaj Lëvizjes Besa kanë qenë të koordinuara nga kuadrot lojale të Gruevskit që e kanë inskenuar 27 prillin.
Drejtësia vonon, por nuk harron.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0