Asaf Ademi: Kultura e askujt nuk e mohon dhe lufton kulturën e tjetrit

Asaf Ademi: Kultura e askujt nuk e mohon dhe lufton kulturën e tjetrit

    Ministri i Kulturës nga radhët e BESËS, Asaf Ademi, mbrëmë në emisionin ‘’ Studio e Hapur’’ në TV Shenja, ka folur edhe për definicionin...

(VIDEO) Asaf Ademi për TV Kanal 5: Ne mbështesim dhe bëjmë çdo përpjekje që referendumi të jetë i suksesshëm
Skender Asani: Drejtori shqiptar i Nenes Tereze – arritje historike
Asaf Ademi pjesëmarrës në takimin e të diplomuarve në Turqi

 

 

Ministri i Kulturës nga radhët e BESËS, Asaf Ademi, mbrëmë në emisionin ‘’ Studio e Hapur’’ në TV Shenja, ka folur edhe për definicionin  – kulturë, ku mes tjerash ai tha: ‘’ Kultura është një fije e cila, përkundër dallimeve, e ka të përbashkët frymëzimin, që është tejfizik dhe përtej politik, përtej-religjioz e përtej-etnik. Dhe, në këtë kontekst, çdo komunitet etnik e ka kulturën e tij, por kultura e askujt nuk e mohon dhe lufton kulturën e tjetrit. Bile, e admiron dhe afirmon. Sepse komunikimi përmes prodhimtarisë shpirtërore gjithnjë është inkluziv dhe përbashkues. Prandaj ne iu qasëm punës në Ministri me fjalinë e parë të shqiptuar aty “Kulturë për të gjithë!”, duke dhënë mesazhin se kultura për ne nuk është pronë politike, etnike a religjioze e askujt dhe se ne të gjithë i shohim njësoj. Mendoj se deri tash kjo na ka funksionuar mirë. Megjithatë është opinioni ai që duhet të vlerësojë’’, përfundoi Asaf Ademi.

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0