Alarmante, ja gjendja skandaloze e një prej rrugëve kryesore të Dibrës së madhe (FOTO)

Alarmante, ja gjendja skandaloze e një prej rrugëve kryesore të Dibrës së madhe (FOTO)

Problemi i deponisë së mbeturinave në qytetin e Dibrës, degradimi dhe djegia e saj e herëpashershme ka kohë që është një shqetësim i madh për banorët ...

Shtëpia Përkujtimore “ Nëna Tereza” – Shkup, do të drejtohet nga ish-kandidatja e Lëvizjes BESA
Si të parandalojmë krijimin e gurëve në veshka
Skender Rexhepi – Zejdi: Për BESËN më e rëndësishme është ideali dhe sakrifica për popullin

Problemi i deponisë së mbeturinave në qytetin e Dibrës, degradimi dhe djegia e saj e herëpashershme ka kohë që është një shqetësim i madh për banorët e këtij qyteti, shkruan InfoShqip.

Akoma më shqetësues bëhet ky problem për faktin se degradimi i kësaj deponie të egër po përshkallëzohet përditë e më shumë, kësaj here jo vetëm me djegien që shkakton ndotjen e ajrit, por masa e mbeturinave ka tejkaluar sipërfaqet e deponisë dhe në mënyrën më brutale të mundshme mbeturinat mbulojnë sipërfaqen e një prej akseve kryesore lëvizëse të këtij qyteti.

Në fotografitë e mëposhtme duket qartë gjendja në të cilën ndodhet rruga që lidh Dibrën e madhe me Shqipërinë, një rrugë të cilën nuk e frekuentojnë vetëm qytetarët e Dibrës por edhe shumë shtetas të shqipëris600 dhe qytetarë tjerë nga Maqedonia të cilët udhëtojnë për në Shqipëri apo anasjelltas./InfoShqip.com

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0