17-VJEÇARI VRAU ME THIKË BASHKËMOSHATARIN SEPSE E SHIKONTE SHTREMBËR!

17-VJEÇARI VRAU ME THIKË BASHKËMOSHATARIN SEPSE E SHIKONTE SHTREMBËR!

17-vjeçari Devi Lala, i arrestuar një ditë më parë pasi vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij Anxhelo Gjokazaj, ka treguar në komisariatin në Durrës se...

Fjalimi “françeskano-migjenian” i Bashës në protestë: të ketë dorë Alfred Lela?
Arta Marku betohet si Kryeprokurore e përkohshme (Video)
Ngjela: Amerikanët po kërkojnë arrestimin e 10 deputetëve, përfshi dhe Monikën

17-vjeçari Devi Lala, i arrestuar një ditë më parë pasi vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij Anxhelo Gjokazaj, ka treguar në komisariatin në Durrës se ata kishin antipati për njëri-tjetrin, jo ndonjë konflikt.

Gjatë dëshmisë së tij në polici 17-vjeçari ka rrëfyer se në fillim ishin grindur duke pyetur njëri-tjetrin “pse po më shikon?”, më pas ishin përleshur fizikisht, derisa ky i fundit kishte nxjerrë një thikë dhe kishte goditur disa herë me të bashkëmoshatarin.

“U ktheva në lagje, aty ku rri gjithnjë. Aty u hasa me Anxhelon. Po më shikonte shtrembër. Pse më shikon i thashë, ka ndonjë gjë për të parë?! Ai më ofendoi, më shau. I thashë, pusho se do ta pësosh keq, ai vazhdonte të më shante. Edhe unë nisa ta shaja dhe u përleshëm fizikisht. Në një moment nxora thikën dhe e qëllova disa herë. Nuk më kujtohet se sa herë i qëllova, pasi isha në gjaknxehtësi e sipër. Por, pashë që mbeti i shtrirë në tokë dhe u mbulua nga gjaku. Në këtë moment u tremba dhe u largova. Pak metra më tej hodha thikën në një kanal”, ka rrëfyer mes të tjerave i mituri.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0